Certifikime

ALCERT është akredituar në përputhje me kërkesat e standardit ISO/IEC 17024 si organizëm certifikimi për personat në fushat e mëposhtme:

1. Persona për sigurimin teknik dhe pёrdorimin e pajisjeve/impianteve elektrike të klasifikuar në Grupin I, II, III, IV dhe V

Para-kushtet që duhet të plotësojë aplikanti për tu certifikuar:

Grupi I

  • Tё kenё mbushur moshёn 18 vjeç;
  • Tё këtë një dokumnet që provon se ai/ajo ka perfunduar të paktën shkollën 8/9 vjeçare;
  • Tё këtë një raport mjekësor që vërteton se ai/ajo është i aftё fizikisht dhe mendërisht pёr punё, veçanërisht lidhur me të parët, të dëgjuarit, aftёsitё levizёse, etj.

Grupi II

  • Tё kenё mbushur moshёn 18 vjeç;
  • Të ketё jo më pak se njё vit pune në profilin përkatës të përcaktuar në Rregulloren e sigurimit dhe shfrytёzimit teknik pёr impiantet, pajisjet dhe instalimet elektrike;
  • Tё ketё kryer edukim profesional teknik (elektrik). Mungesa e këtij edukimi, ekuivalentohet me eksperience pune 1 vjeçare ose njё trajnim tё paktёn 8 orё nё lidhje me ndihmёn e parё dhe njohuritё mbi rrezikun qё vjen nga rryma elektrike;
  • Tё këtë një raport mjekësor që vërteton se ai/ajo është i aftё fizikisht dhe mendërisht pёr punё, veçanërisht lidhur me të parët, të dëgjuarit, aftёsitё levizёse, etj.

Grupi III

  • Tё kenё mbushur moshёn 18 vjeç;
  • Të plotësojë një nga kërkesat e mëposhtme:
    • Tё këtë një dokument që provon se ai/ajo ka perfunduar të paktën shkollën 8/9 vjeçare dhe kurs kualifikimi të plote në profesion ose shkallen e ulet profesionale për specialitetin dhe tё jetё i certifikuar tё paktёn 6 muaj mё parё sipas grupit tё II tё sigurimit teknik, ose
    • të ketë dokumenta përkatëse që vërtetojnë se ai/ajo ka përfunduar shkollën e mesme profesionale të specialitetit dhe tё ketё jo më pak se 3 muaj eksperiencё pune, ose
    • të ketë evidenca që ka përfunduar ciklin Bachelor pёr inxhinieri elektrike dhe tё ketё jo mё pak se 1 muaj eksperiencё pune, ose
    • të ketë dokumente që provojnë se ai/ajo ka përfunduar ciklin Bachelor pёr inxhinieri jo elektrike dhe tё ketё jo mё pak se 3 vite eksperiencё pune.
  • Tё këtë një raport mjekësor që vërteton se ai/ajo është i aftё fizikisht dhe mendërisht pёr punё, veçanërisht lidhur me të parët, të dëgjuarit, aftёsitё levizёse, etj.

Grupi IV

  • Tё jenё jo më pak se 20 vjeç;
  • Tё plotësojë njё nga kёrkesat e mëposhtme:
    • të ketë 2 vjet certifikimin për Grupin e III-të të sigurimit teknik, ose
    • të ketë 1 vit certifikimin për Grupin e III-të për ato persona që kane mbaruar shkolle profesionale, ose
    • Mbi 3 muaj eksperiencё pune në impiantet dhe linjat elektrike për ata qё kanё mbaruar sistemin Bachelor ose Master pёr inxhinieri elektrike
  • Tё këtë një raport mjekësor që vërteton se ai/ajo është i aftё fizikisht dhe mendërisht pёr punё, veçanërisht lidhur me të parët, të dëgjuarit, aftёsitё levizёse, etj.

Grupi V

  • Tё jetё jo më pak se 24 vjeç;
  • Pёr kategorinё:
    • e mjeshtrave duhet tё ketё mbi 10 vjet pune në instalimet, impiantet, pajisjet elektrike dhe mbi 3 vjet në grupin e IV-te të sigurimit teknik;
    • e teknikёve tё kenё tё paktёn 3 vjet pune në grupin e IV-te të sigurimit teknik;
    • e inxhinierёve elektrik duhet tё ketё tё paktёn 1 vit eksperiencё pune në impiantet ose linjat elektrike;
  • Tё këtë një raport mjekësor që vërteton se ai/ajo është i aftё fizikisht dhe mendërisht pёr punё, veçanërisht lidhur me të parët, të dëgjuarit, aftёsitё levizёse, etj.

2- Persona që përdorin pajisje nën presion

A. Rezervuare GLN

B. Enë kriogjenike

C. Kaldajat e e avullit dhe ujit tё nxehtё

D. Pajisje të tjera nën Presion me përjashtim të A, B dhe C si: stacionare, rezervuarë ajri, aksesorë sigurie, tubacione nën presion, etj

E. Impiantet e mbushjes dhe tё depozitimit tё bombolave

F. Impiantet e shkarkimit dhe transvazimit të çisternave automobilistike të mallrave të rrezikshme të klasës 2

Para-kushtet që duhet të plotësojë aplikanti për tu certifikuar:

  • Të ketë mbushur 18 vjeç;
  • Tё këtë një dokumnet që provon se ai/ajo ka perfunduar të paktën shkollën 8/9 vjeçare;
  • Tё këtë një raport mjekësor që vërteton se ai/ajo është i aftё fizikisht dhe mendërisht pёr punё, veçanërisht lidhur me të parët, të dëgjuarit, aftёsitё levizёse, etj.

Persona që kryejnë Mirëmbajtjen e ashensorëve

Para-kushtet që duhet të plotësojë aplikanti për tu certifikuar:

  • Të ketë mbushur 18 vjeç;
  • Tё këtë një dokumnet që provon se ai/ajo ka perfunduar të paktën shkollën 8/9 vjeçare;
  • Tё ketё eksperiencё pune tё paktёn 1 vjeçare pa ndёrprerje nё instalimin dhe/ose mirёmbajtjen e ashensorёve;
  • Tё këtë një raport mjekësor që vërteton se ai/ajo është i aftё fizikisht dhe mendërisht pёr punё, veçanërisht lidhur me të parët, të dëgjuarit, aftёsitё levizёse, etj.

4- Persona që kryejnë veprime të Modifikimit/Modernizimit të ashensorëve

4.1- Modernizues mekanik i ashensorit

Para-kushtet që duhet të plotësojë aplikanti për tu certifikuar::

  • Tё jetё jo më pak se 25 vjeç;
  • Tё ketё mbaruar tё paktёn arsimin e mesёm tё pёrgjithshёm ose atё profesional, dega mekanike ose njё kualifikim i njёvlershёm me tё;
  • Tё ketё eksperiencё pune tё paktёn 3 vjeçare nё instalimin/montim/mirёmbajtjen ose modifikimin/modernizimin e ashensorëve;
  • Tё këtë një raport mjekësor që vërteton se ai/ajo është i aftё fizikisht dhe mendërisht pёr punё, veçanërisht lidhur me të parët, të dëgjuarit, aftёsitё levizёse, etj.

4.2- Modernizues elektrik i ashensorit

Para-kushtet që duhet të plotësojë aplikanti për tu certifikuar:

  • Tё jetё jo më pak se 25 vjeç;
  • Tё ketё mbaruar tё paktёn arsimin e mesёm tё pёrgjithshёm ose atё profesional, dega elektrike ose njё kualifikim i njёvlershёm me tё;
  • Tё ketё eksperiencё pune tё paktёn 3 vjeçare nё instalimin/montim/mirёmbajtjen ose modifikimin/modernizimin e ashensorëve;
  • Tё këtë një raport mjekësor që vërteton se ai/ajo është i aftё fizikisht dhe mendërisht pёr punё, veçanërisht lidhur me të parët, të dëgjuarit, aftёsitё levizёse, etj.

5- Instalues të Instalimeve Elektrike të tensionit të lartë mbi 1 kV

5.1- Kategoria AT1: Instalues të instalimeve elektrike të tensionit të lartë jo më të madh se 30 kV

Para-kushtet që duhet të plotësojë aplikanti për tu certifikuar::

  • Të ketë mbushur 18 vjeç;
  • Të ketë një diplomë universitare në inxhinieri elektrike, profili energjetike në të cilën të përmbahen, përveç të tjerash, edhe lëndët përkatëse, që trajtojnë kompetencën teknike dhe dispozitat rregullatore, në përputhje me VKM 483/2020;
  • Në mungesë të diplomës universitare, të ketë një diplomë profesionale/arsim i mesëm profesional, dega elektrike në të cilën të përmbahen, përveç të tjerash, edhe lëndët përkatëse që trajtojnë kompetencën teknike dhe dispozitat rregullatore, në përputhje me VKM 483/2020;
  • Të këtë minimalisht 1 vit eksperiencë pune në instalime, mirëmbajtje, riparime, etj të instalimeve elektrike në rastin e personave me arsim të lartë dhe eksperiencë pune të paktën 3 vjeçare në rastin e personave me arsim të mesëm teknik në instalime të kategorisë AT1;
  • Të jetë i punësuar në një kompani për kryerjen e instalimeve të tensionit të lartë, me tension jo me të madh se 30 kV, e cila e ka deklaruar shprehimisht kategorinë në të cilën ajo mund të ushtrojë veprimtarinë e saj;
  • Tё këtë një raport mjekësor që vërteton se ai/ajo është i aftё fizikisht dhe mendërisht pёr punё, veçanërisht lidhur me të parët, të dëgjuarit, aftёsitё levizёse, etj.

5.2- Kategoria AT2: Instalues të instalimeve elektrike të tensionit të lartë pa kufij tensioni

Para-kushtet që duhet të plotësojë aplikanti për tu certifikuar::

  • Tё kenё mbushur moshёn 18 vjeç;
  • Të ketë një diplomë universitare në inxhinieri elektrike, profili energjetike në të cilën të përmbahen, përveç të tjerash, edhe lëndët përkatëse, që trajtojnë kompetencën teknike dhe dispozitat rregullatore, në përputhje me VKM 483/2020;
  • Në mungese të diplomës universitare, të ketë një diplomë profesionale/arsim i mesëm profesional, dega elektrike në të cilën të përmbahen, përveç të tjerash, edhe lëndët përkatëse që trajtojnë kompetencën teknike dhe dispozitat rregullatore, në përputhje me VKM 483/2020;
  • Të këtë minimalisht 1 vit eksperience pune në instalime, mirëmbajtje, riparime, etj të instalimeve elektrike në rastin e personave me arsim të larte dhe eksperience pune të paktën 3 vjeçare në rastin e personave me arsim të mesëm teknik në instalime të kategorisë AT2;
  • Të jetë i punësuar në një kompani për kryerjen e instalimeve të tensionit të lartë, pa kufij tensioni, e cila e ka deklaruar shprehimisht kategorinë në të cilën ajo mund të ushtrojë veprimtarinë e saj;
  • Tё këtë një raport mjekësor që vërteton se ai/ajo është i aftё fizikisht dhe mendërisht pёr punё, veçanërisht lidhur me të parët, të dëgjuarit, aftёsitё levizёse, etj.

6- Instalues të linjave të tensionit të lartë mbi 1 kv

6.1- Tipi 1: për linjat ajrore ose nëntokësore me tension të lartë deri 30 kV (përfshirë)

Para-kushtet që duhet të plotësojë aplikanti për tu certifikuar:

  • Të ketë mbushur 18 vjeç;
  • Të ketë kualifikim si teknik i lartë në instalimet elektroteknike ose arsim inxhinierik të nivelit Bachelor ose Master në inxhinierinë elektrike, profili energjetike, ose të ketë kryer kurse individuale të njohura nga organi kompetent si ekuivalente me kualifikimet e lartpërmendura, si dhe ekuivalente të tjera të përcaktuara në zbatim të legjislacionit ose marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare me vendet e treta, të njohura në Shqipëri;
  • Të ketë njohuri praktike për kategoritë për të cilat kërkon të aplikojë, si dhe së paku 1 (një) vit përvojë në fushën e zbatimit të VKM 482/2020 pranë një kompanie instalimi të linjave elektrike të tensionit përkatës (Tipi 1) apo një kompanie të ngjashme elektrike;
  • Të jetë i pajisur me dëshmi aftësie që dëshmon për punë pa rrezik në instalimet elektrike, të tensionit të lartë të lëshuar, nga një organizëm certifikues personash lidhur me sigurimin teknik elektrik;
  • Të jete i punësuar në një kompani për kryerjen e instalimeve të linjave ajrore ose nëntokësore të tensionit të lartë, me tension ≤ 30 kV, e cila e ka deklaruar shprehimisht kategorinë në të cilën ajo mund të ushtroje veprimtarinë e saj;
  • Tё këtë një raport mjekësor që vërteton se ai/ajo është i aftё fizikisht dhe mendërisht pёr punё, veçanërisht lidhur me të parët, të dëgjuarit, aftёsitё levizёse, etj.

6.2- Tipi 2: për linjat ajrore ose nëntokësore me tension të lartë mbi 30 kV

Para-kushtet që duhet të plotësojë aplikanti për tu certifikuar::

  • Të ketë mbushur 18 vjeç;
  • Të kenë kualifikim si teknik i lartë në instalimet elektroteknike ose arsim inxhinierik të nivelit Bachelor ose Master në inxhinierinë elektrike, profili energjetike, ose të ketë kryer kurse individuale të njohura nga organi kompetent si ekuivalente me kualifikimet e lartpërmendura, si dhe ekuivalente të tjera të përcaktuara në zbatim të legjislacionit ose marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare me vendet e treta, të njohura në Shqipëri;
  • Të ketë njohuri praktike për kategoritë për të cilat kërkon të aplikojë, si dhe së paku 1 (një) vit përvojë në fushën e zbatimit të VKM 482/2020 pranë një kompanie instalimi të linjave elektrike të tensionit përkatës (Tipi 2) apo një kompanie të ngjashme elektrike;
  • Të jetë i pajisur me dëshmi aftësie që dëshmon për punë pa rrezik në instalimet elektrike, të tensionit të lartë të lëshuar, nga një organizëm certifikues personash lidhur me sigurimin teknik elektrik;
  • Të jete i punësuar në një kompani për kryerjen e instalimeve të linjave ajrore ose nëntokësore të tensionit të lartë, me tension mbi 30 kV, e cila e ka deklaruar shprehimisht kategorinë në të cilën ajo mund të ushtroje veprimtarinë e saj;
  • Tё këtë një raport mjekësor që vërteton se ai/ajo është i aftё fizikisht dhe mendërisht pёr punё, veçanërisht lidhur me të parët, të dëgjuarit, aftёsitё levizёse, etj.

Shënim: Në rastet kur aplikanti është i huaj, organizmi certifikues mund të sigurojë përkthimin. Nëse do këtë kosto shtesë do përballohet nga aplikanti.

Proçesi i Aplikimit

Aplikanti dorëzon:

  • Informacionin përmbledhës përkatës të nënshkruar (Shkarko)
  • Formën e nënshkruar të aplikimit (Shkarko)

Procesi i Vlerësimit

ALCERT verifikon paraprakisht plotësimin e para-kushteve përkatëse.

Pas këtij procesi paraprak të vlerësimit, aplikanti kandidad i nënshtrohet ekzaminimit teorik dhe praktik për vlerësimin e kompetencës së tij. Kandidati duhet të marrë minimalisht 75% të pikëve në secilin ekzaminim.

Së fundmi merret Vendimi nga Komisioni Certifikimit të ALCERT për certifikimin e kandidatit.

Vlefshmëria e Certifikimit

Kohëzgjatja e certifikimit është në varësi të skemave të certifikimit si më poshtë:

  • Certifikimi i personave që përdorin Pajisje nën presion ёshtё i vlefshёm pёr 5 vjet me mbikqyrje vjetore teorike ose praktike në menyrë të alternuar dhe me 50% të tarifës së certifikimit fillestar
  • Certifikimi i personave që kryejnë mirëmbajtje të ashensorëve dhe personave që kryejnë veprime të Modifikimit/Modernizimit të ashensorëve është i vlefshёm pёr 5 vjet me mbikqyrje vjetore teorike ose praktike në menyrë të alternuar dhe me 50% të tarifës së certifikimit fillestar
  • Certifikimi i personave që përdorin pajisje/instalime elektrike lidhur me sigurimin teknik elektrik është i vlefshëm për 1 vit
  • Certifikimi i instaluesve të instalimeve elektrike të tensionit të larte mbi 1 kV është i vlefshëm për 3 vjet me mbikëqyrje/konfirmim vjetor me ekzaminim teorik;
  • Certifikimi i instaluesve të linjave elektrike të tensionit të lartë mbi 1 kV është i vlefshëm për 3 vjet me mbikëqyrje/konfirmim vjetor me ekzaminim teorik.

Apelimi

Aplikanti, kandidati ose personi i çertifikuar ka të drejtën e apelimit brenda 15 ditësh nga marrja e njoftimit të çdo vendimi të kundërt (pafavorshëm) të marrë nga ALCERT dhe që lidhet me statusin e tij të dëshiruar të çertifikimit.

Formulari i plotësuar nga apeluesi mund të dërgohet me postë ose me rrugë elektronike nëpërmjet faqes zyrtare të ALCERT.

ALCERT bën paraprakisht përpjekjet për zgjidhjen me marrëveshje, duke ftuar për bisedime apeluesin brenda 5 ditëve nga marrja e kërkesës ankimore. Nëse kjo nuk arrihet, çështja kalon te Komisioni i Apelimit i cili merr vendim për çështjen e apeluar brenda 10 ditëve nga momenti i krijimit të tij dhe njofton me shkrim apeluesin me postë ose rrugë elektronike.

Ankimimi

“Ankesë" kuptohet çdo shprehje pakënaqësie, e ndryshme nga apelimi nga ana e ndonjë individi ose organizate, kundër ALCERT lidhur me aktivitetin e saj ose një personi të çertifikuar prej saj.

Çdo individ ose institucion mund të paraqesë një ankesë në lidhje me sjelljen e mbajtur nga ALCERT, stafi i saj/ tij ose nga personi i certifikuar prej ALCERT.

Nëse ankesa ka lidhje me aktivitetin e ALCERT ose personat e certifikuar prej saj, menaxheri i Cilësisë njofton ankuesin për marrjen e ankesës dhe i raporton atij në lidhje me ecurinë dhe masat që janë marrë për trajtimin e ankesës. Në rastet kur ankesa i drejtohet një personi të çertifikuar, e njofton atë në kohën e duhur.

Shqyrtimi i ankesave dhe vendimmarrja bëhet nga Komisioni i Ankesave i cili merr vendim brenda një afati prej 30 ditësh dhe i komunikohet ankuesit nëpërmjet postës ose elektronikisht sipas rastit.