Inspektime të Instalimeve/Pajisjeve nën Presion

INSPEKTIM I PAJISJEVE NËN PRESION

ALCERT është akredituar në përputhje me kërkesat e standardit ISO/IEC 17020:2012 dhe miratuar nga Ministri përkatës për inspektimin fillestar, inspektim periodik dhe inspektim të posaçëm për pajisjet e mëposhtme nën presion:

  • Rezervuare GLN≤ 13 m33
  • Rezervuare GLN>13 m33
  • Kaldaja të avullit dhe ujit të nxehtë
  • Enë kriogjenike
  • Pajisjet të tjera nën presion, si tubacionet dhe aksesoret e sigurisë nën presion, etc.

Ne i kryejmë këto inspektime mbështetur në Certifikatën e Akreditimit dhe miratimit nga Ministri përkatës si Organ i Miratuar me numër identifikimi OM 023, duke respektuar kërkesat e legjislacionit dhe standardeve evropiane dhe me një staf të kualifikuar dhe me shumë eksperiencë.