ALCERT është një kompani e regjistruar në Shqipëri për kryerjen e shërbimeve të vlerësimit të konformitetit, përfshirë inspektimet, certifikime, etj bazuar në kompetencën e demostruar me akreditimet dhe miratimet përkatëse.
ALCERT është akredituar dhe miratuar/autorizuar nga institucionet përkatëse shtetërore për:
- Ekzaminimin e Plotë dhe Inspektimin Periodik të Ashensorëve;
- Inspektime të Pajisjeve nën Presion;
- Vlerësimin/Shqyrtimin e projekteve të instalimeve teknologjike hidrokarbure;
- Vërtetimet Teknike të instalimeve që përdoren nga subjektet që kryejnë aktivitete në fushën e përpunimit, transportit dhe tregtimit të naftës dhe nënprodukteve të saj
- Certifikim të Personave në fusha të ndryshme.