Inspektime të pajisjeve ngritëse

ALCERT është akredituar si Trupë Inspektuese e pavarur Tipi A, në pajtim me kërkesat e standardit ISO/IEC 17020:2012, si dhe është miratuar nga ministri përgjegjës për industrinë si Organ i Miratuar për kryerjen e inspektimeve të pajisjeve ngritëse të të gjitha kategorive, përfshirë por pa u kufizuar në:

  • Vinça Tip Kulle
  • Vinça Ure
  • Vinça e Lëvizshëm
  • Ura për servisimin e mjeteve
  • Platforma Ngritëse
  • Platforma të lëvizshme për ngritjen e njerëzve ne lartësi
  • Pirunëve ngritës
  • Pajisjet manuale ngritëse etj

Inspektimin përpara vënies për herë të parë në punë, inspektimin periodik, inspektimin e detajuar dhe inspektimin e jashtëzakonshëm. Të gjitha inspektimet kryhen sipas procedurave të detajuara teknike të akredituara dhe të miratuara, duke u zbatuar nga personel inxhinierik me ekspertizë të thelluar dhe integritet profesional.