Inspektime të pajisjeve dhe instalimeve elektrike

ALCERT është akredituar si Trupë Inspektuese e pavarur Tipi A, në përputhje me kërkesat e standardit ISO/IEC 17020:2012, si dhe është miratuar nga ministri përgjegjës për energjinë si Organ i Miratuar për kryerjen e inspektimeve të pajisjeve dhe instalimeve elektrike, për:

  • Impiantet mbrojtës ndaj shkarkimeve atmosferike
  • Impiantet e tokëzimit
  • Instalimet elektrike në ambiente civile
  • Kabinat elektrike TM/TU
  • Linjat elektrike ajrore me tension mbi 1 kV
  • Linjat elektrike kabllore me tension mbi 1 kV
  • Impiantet shpërndarës – nënstacionet
  • Instalimet elektrike industriale

ALCERT kryen inspektime përpara vënies në punë, inspektime periodike dhe inspektime të jashtëzakonshme, në përputhje me procedurat teknike të akredituara dhe të miratuara, kërkesat ligjore përkatëse dhe standardet evropiane. Profesionalizmi dhe integriteti i stafit tonë inxhinierik përbëjnë garanci për një proces inspektimi të sigurt, të paanshëm dhe me cilësi të lartë.